VIDEO | Bayern nuk mëshiron, Lewa tallet me Pique. Sane dyfishon. Barcelona tani e sheh kualifikimin me “teleskop”

8 Dhjetor 2021
21:44
Telesport
back button

Në një stadium pa tifozë, mes rreshjeve të borës (edhe pse të vogla) Bayern Mynih ka gjetur golin e avantazhit ndaj Barcelona-s, që kërkon një fitore për t’u kualifikuar…

Një aksion nga krahu për Leëanëdoëski që depërton në zonën blaugrana, aty ku përballë Pique bën çfarë të dojë duke e sjellë sa majtas dhe djathtas mbrojtësin.

Një krosim në zonë ku devijon Muller. Topi hiqet mbi vijën fatale, por ora e arbitrit pulson dhe sfera ka hyrë brenda, duke akorduar golin.

Festë e çmendur e Muller, të bërtiturat e të cilit dëgjohen shumë me stadiumin bosh dhe jehonën…

Skuadra e Nagelsmann me pas dyfishon rezultatin me Sane. Goditje e forte, pak e devijuar, qe mposht Ter Stegen.

Në Portugali, sakaq, Benfica po fiton ndaj Dinamo Kiev (2-0) me golat e Yaremchuk dhe Gilberto. Praktikisht, duhet mrekulli qe Barcelona te vazhdoje me tej me keto rezultate.

 

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit