Video: Bekim nga qielli dhe goditja e Muçës, festa e veçantë e Egbosë!

21 Shkurt 2020
20:04
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Tiranës, Emanuel Egbo, është njeriu që ka meritat kryesore për formën që po kalon skuadra bardheblu. Tekniku afrikan ka bërë mjaft mirë dhe me qetësinë dhe pozitivitetin që e karakterizon po i merr maksimumin kësaj skuadre. 

Fitorja ndaj Kukësit u shoqërua me një festë të çmendur. Numri një i stolit njihet për lidhjen e tij të fortë me Zotin dhe në momentin e golit të Torassës, ai u pa me duar nga qielli duke falenduar. Kapiten Muça i shkoi pranë duke ndarë momentet e delirit. Skena të forta, përjetime që vetëm futbolli t’i fal! 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit