Video: Benzema siguron fitoren e Realit, sulmuesi me rekord personal

7 Dhjetor 2019
14:45
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka shënuar dhe golin e dytë ndaj ekipit të Espanyol-it. Skuadra e Zidane shënoi të dytin në minutën e 79′ me anë të Karim Benzemasë. Meritë e madhe e mesfushorit Valverde që pasoi mjaft mirë për Benzemanë brenda zone dhe sulmuesi francez nuk mund të gabonte fare pak larg portës. Spanjollët sigurojnë fitoren me golin  e Benzemasë që çon rezultatin në 2-0. Benzema shënoi golin e 10 për këtë sezon duke qenë golashënuesi kryesor i kampionatit.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit