Video: Berisha dhe tradhtari i Shqipërisë mposhtin Bashën, Australia flet shqip

8 Dhjetor 2019
10:04
Eraldo Harlicaj
back button

Besart Berisha i ka dhënë fitoren ekipit të tij Western United kundër ish-ekipit Melbourne Victory me rezultatin 3-1. Sulmuesi kosovar u rikthye në Australi pas një aventure të dështuar në Japoni. Ai kishte vështirësi për t’u sistemuar në një ekip nisur nga mosha e tij dhe ishte Western United që i dha fanellën e titullarit. 

Berisha shënoi golin e parë në minutën e 17′ duke dërguar topin në rrjetë me kokë për të barazuar rezultatin me miqtë që kishin kaluar në avantazh në minutën e 14′ me Nabbout. Furia e vendasve nuk u ndal këtu, pasi goli i dytë u shënua nga shqiptari tjetër Kone, që zgjodhi të luante për kombëtaren greke. Goli i tretë mban sërish firmën e Berishës që dërgoi topin në rrjetë në minutën e 43′. 

Berisha ka shënuar 5 gola në 8 ndeshje në kampionatin australian deri më tani. Migjen Basha ishte në fushë për 90 minuta, por nuk arriti të merrte pikë, apo të linte shenjë në këtë sfidë. Western United mban vendin e tretë, ndërsa Melbourne mban vendin e 10. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit