Futboll

Video / Braktis shokun e dëmtuar për të shënuar golin e fitores

Padyshim që është një nga golat më të çuditshëm të vitit.

Sulmuesi i Maccabi Petah Tikva, Mouhamadou Habib Habibou, është gjendur në një situatë të vështirë brenda zonës kundërshtare teksa po ndihmonte një shok skuadre të rënë në tokë që duket sikur i kanë ikur ndjenjat.

Gjithsesi, kur sheh që topi po i afrohet dhe porta ishte e boshatisur, ai ka shtyrë topin në rrjetë përpara se të rikthehej te shoku i dëmtuar.

Ai ishte goli i fitores për ekipin e tij jashtë fushe ndaj Netanya.

Më shumë nga Futboll