Video: Brazili ngec ndaj Senegalit, vendosin yjet e Liverpoolit

10 Tetor 2019
16:00
Eraldo Harlicaj
back button

Brazili ka ngecur në miqësoren kundër Senegalit, pasi e ka mbyllur me rezultatin 1-1. Pesë herë kampionët e botës nuk arritën të mposhtnin afrikanët në miqësoren e luksit, pavarësisht se e nisën sfidën mirë. 

Takimi nisi me vrull për të besuarit e Tites që me një aksion model dërgojnë topin në rrjetë në minutën e 9′. Një aksion fantastik i Gabriel Jesus që shmangu mbrojtjen kundërshtare dhe ftoi Firminhon brenda zonës. Sulmuesi i Liverpoolit i vetëm përballë portierit nuk gaboi dhe e dërgoi topin në rrjetë për 1-0 me një parabolë fantastike.

Neymar, Coutinho, Firmino dhe Gabriel Jesus dhuruan show, por nuk dyfishuan shifrat. Kur u mendua se pjesa e parë do të mbyllej 1-0 për brazilianët, Mane shpërthen afër zonës së Brazilit dhe detyron Dani Alvesin dhe Marquinhon që t’i shkaktojnë penallti. Diedhiou nuk gabon duke vendosur baraspeshën.

Pjesa e dytë nisi me ndryshime, por nuk u shënua asnjë gol. Përfundimisht, Brazili dhe Senegali e mbyllin me rezultatin 1-1, por dhuruan një ndeshje me shumë emocione dhe të bukur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit