Video: Brazili rikthehet te fitorja, spektakël kundër Koresë së Jugut

19 Nëntor 2019
16:27
Eraldo Harlicaj
back button

Brazili rikthehet te fitorja pasi ka fituar me rezultatin 3-0 kundër Koresë së Jugut. Pesë herë kampionët e botës reaguan pas humbjes 1-0 kundër Argjentinës dhe kthyen faqe ndaj një kundërshtari shumë më të lehtë. 

Ndeshja u hap që në minutën e 9′ nga Paqueta. Sulmuesi i Milanit shfrytëzoi një aksion të mirë të ekipit të tij dhe me një planzhon me kokë pushoi topin në rrjetë për 1-0. 

Brazili nuk e uli ritmin dhe pse gjeti avantazhin dhe arriti të mbyllte pjesën e parë me rezultatin 2-0. Philippe Coutinhos rikthehet te rrjeta me mjaft klas. Ai goditi në mënyrë përfekte një top nga goditja e dënimit dhe përshëndeti për të dytën herë portën kundërshtare. 

Goli i tretë u sfidës u shënua nga Danilo. Mbrojtësi i vuri kapak sfidës me një goditje klasi nga distanca. Coutinho futi një top në zonë tokazi dhe asnjë nga sulmuesit e Brazilit, por as mbrojtësit nuk e arritën. Lojtari i krahut i gjendur në pozicionin e duhur lëshoi një silurë me të djathtën dhe portieri nuk arriti ta ndalte. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit