VIDEO/ Bruno Dita kalon Skënderbeun në avantazh ndaj Kukësit

16 Mars 2019
17:16
back button

Në Korçë është duke u zhvilluar ndeshja e radhës mes Skënderbeut dhe Kukësit.

Vendasit kanë kaluar në avantazh vetëm katër minuta nga nisja e lojës, me anë të Bruno Ditës.

Është Gjergji Muazak që niset në aksion duke dërguar një top në zonë. Gjuan Pervan, por topi përlaset në shtyllë dhe mbetet në zonë.

Bruno Dita vjen me shpejtësi dhe gjuan topin, para se Frashëri të kishte mundësi për të reaguar. 1-0 për Skënderbeun.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit