VIDEO: Cavani bën heroin, United fiton me dramë ndaj Southampton

29 Nëntor 2020
17:03
Eraldo Harlicaj
back button

CAVANI, CAVANI, CAVANI! Manchester United ka fituar me dramë në transfertë kundër Southampton për 2-3. “Djajtë e kuq” kanë fituar me shumë vuajtje dhe në një ndeshje të çmendur, pasi ishte një sfidë me dy fytyra.

Pjesa e parë foli krejtësisht për Southamptonin. Vendasit gjetën avantazhin e dyfishtë me anë të Bednaerk dhe Ward-Prowse. “Djajtë e kuq” ikën në dhomat e zhveshjes me disavantazhin e dy golave, por aktivizmi i Cavanit i dha fitoren Solskjaerit.

Sulmuesi uruguian asistoi fillimisht në golin e Bruno Fernandesit në të 60′ minutë, ndërsa portugezi i ktheu borxhin më pas. Ai dërgoi një top në rrjetë dhe sulmuesi fluturoi në planzhon duke e dërguar në rrjetë.

Goli i tretë dhe final i ndeshjes u shënua në të 90’+2′ minutë. Rashford krosoi drejt zonës, ndërsa “El Matador” nuk fali për 2-3. Fitore karakteri për djemtë e Solskjaer.

Rastet dhe golat e sfidës i ndiqni këtu

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit