Video: Cech debuton në hokej, pret penallti dhe shpallet lojtari i ndeshjes

13 Tetor 2019
21:35
back button

Petr Cech e ka seriozisht!  Ish-portieri i Chelseas dhe Arsenalit i është futur sportit të hokejt, madje ka debutuar duke qenë protagonist kryesor për ekipin e tij. 37-vjeçari ka nisur karrierën si profesionist me skuadrën e Guilford Phoenix. Ekip i rezervave të Guilford Flames që garojnë në ligën e parë. 

Ai ishte hero në fitoren ndaj Swindon Wildcats. Koha e rregullt u mbyll me rezultatin 2-2, ndërsa drejtori sportiv i Chelseas priti një penallti për t’i dhënë fitoren skuadrës së tij. Shtatlarti u cilësua dhe si futbollisti më i mirë i ndeshjes në sfidën e hokejt. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit