Video: Çfarë fati! Fernandes humb penallti, gjyqtari e kthen dhe i jep shansin e dytë

20 Tetor 2020
21:28
Eraldo Harlicaj
back button

Manchester United ka kaluar në avantazh në ndeshjen kundër PSG. Ekipi i “Djajve të kuq” gjeti golin në minutën e 23′ me anë të Bruno Fernandeasit. Diallo ndërhyri gabimisht kundër Martial dhe gjyqtari akordoi penallti. Gjuajtja e parë e Fernandesit fillimisht u prit nga Navas. Gjyqtari riktheu penalltinë dhe në mundësinë e dytë kapiteni nuk gaboi për 0-1.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit