Video: Chelsea cinik, fiton me vuajtje ndaj Norwich

14 Korrik 2020
23:24
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea nuk bind, por në fund kanë rëndësi pikët. Skuadra e Frank Lampard fitoi me shumë vështirësi kundër Norwich me rezultatin 1-0.

U mendua se do të ishte ndeshje më e lehtë për të besuarit e trajnerit Frank Lampard, por nuk rezultoi ashtu. Skuadra e tij vuajti shumë në të gjithë lojën.

Takimi u zgjidh nga një gol i Oliver Giroud në minutën e 45’+3′. Ai mori një krosim të mirë nga Pulisic në zonë dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Pjesa e dytë nuk dhuroi shumë, ndërsa Chelsea mbron vendin e 3 dhe duhet ta bëjë dhe për dy javë të mbetura në kampionat.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit