Video: Chelsea gjen fitoren e parë në Premier, “fëmijët” shpërblejnë Lampard

24 Gusht 2019
15:30
back button

Chelsea ka mundur 3-2 në transfertë Norwich në javën e tretë të Premier League, duke marrë tri pikët e para në këtë kampionat.

Ka qenë një fitore e vuajtur, por e merituar për ekipin e Frank Lampard, i cili ka hedhur në fushë një ekip me moshën mesatare 24 vjeç e 208 ditë, më i riu për londinezët në Premier që nga shkurti i 1994-ës, kur u mundën 1-2 nga Oldham Athletic (24 vjeç e 109 ditë).

Proagonistët e fitores së “Bluve” kanë qenë dy 20-vjeçarë: Abraham dhe Mount. I pari ka shënuar dy gola (3′ dhe 68′) dhe është bërë llojtari më i ri i Chelsea-t që realizon një dygolësh në një ndeshje të Premier League pas Mark Nicholls kundër Coventry në janarin e 1998-ës, ndërsa i dyti ka realizuar golin tjetër (17′).

 

Kjo ka qenë hera e parë që dy lojtarë anglezë 21 vjeç ose nën 21 vjeç kanë shënuar në Premier League për Chelsea-n që nga 22 gushti i 1992-shit, kur Eddi Newton dhe Graham Stuart kanë shënuar kundër Sheffield Wednesday.

Ndërkohë, për vendasit kanë shënuar Cantwell (6′) dhe Pukki (30′), me këtë të fundit që është surpriza e këtyre javëve të para të Premier League. Finlandezi është golashënuesi më i mirë i kampionatit me 5 gola.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit