VIDEO: Chiesa “ngrin” Inzaghi-n, imazhi që po çmend rrjetet sociale

29 Nëntor 2023
16:33
Denis Hakanaj
back button

Një episod kurioz është verifikuar gjatë Juventus-Inter dhe është kapur nga telekamerat e DAZN dhe në këto orë është bërë viral në rrjetet sociale.

Protagonistët janë Chiesa dhe Inzaghi, me imazhet që kanë shkaktuar shumë reagime në internet.

Topi ka dalë jashtë afër stolit të Inter-it pas një përplasje mes Barella-s dhe Chiesa-s. Simone Inzaghi, më topin në duar, ka qëndruar në prije që një lojtar i tiji ta merrte për rivonien anësore.

Ndërkohë, Chiesa i ka thënë disa fjalë që e kanë “ngrirë”.

Barella ka marrë topin, por Inzaghi ka mbetur në të njëjtin pozicion, madje pa pulitur as sytë. Tani pyetja është vetëm një: çfarë i ka thënë vallë sulmuesi bardhezi?

Lajme të tjera

Lajmet e fundit