Video/ Cikalleshi shënon në kupë, Goztepe pranë kualifikimit

4 Dhjetor 2018
15:02
back button

Sokol Cikalleshi ka konfirmuar edhe sot formën e tij të mirë që po kalon në Turqi. Sulmuesi i kombëtares shqiptare, ka arritur të gjejë rrugën e rrjetës me skuadrën e Goztepe, në ndeshjen e 1/16-ve të Kupës së Turqisë, kundër Nazillispor.

Cikalleshi ka shënuar në minutën e 12` të takimit në ndeshjene luajtur në transfertë, ndërsa goli i tij ka qenë deçiziv për sfidën, pasi do e mbante nën presion Gostepen deri sa shënoi golin e sigurisë në minutën e 90` dhe në shtesë shënoi dhe golin e tretë.

Ndërkohë Cikalleshi ka luajtur në këtë takim për 75` minuta lojë, për tu zëvendësuar më pas nga trajneri për arsye taktike. Me këtë fitore Goztepe e ka pothuajse të siguruar kalimin për në fazën e 1/8-ve të Kupës së Turqisë, pasi ndeshjen e kthimit e luan në shtëpi kundër Nazillispor.

Me golin e shënuar gjatë ndeshjes së sotme, Sokol Cikalleshi shkon në kuotën e dy golave të shënuar në kupë, ndërkohë që pas gjetjes së rrjetës tifozët e Goztepe e kanë duartrokitur futbollistin shqiptar.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit