Video/ Çiklistët e vendosin fitoren duke luajtur “guri, letra dhe gërshëra”

18 Qershor 2022
22:27
Telesport
back button

Një finish argëtues i etapës së katërt të Xhiros së Sllovenisë në çiklizëm. Çiklistët Tadej Pogacar dhe Rafael Majka, shok skuadre (UAE Team Emirates) dhe miq të mirë mes tyre, pasi u shkëputën nga grupi dhe po i afroheshin finishit, kanë vendosur ta ndajnë fitoren mes tyre në një mënyrë të veçantë.

Kur duheshin edhe rreth 200 metra nga finishi, ata kanë vendosur ta caktojnë fituesin jo me një garë sprint, por duke luajtur lojën e famshme “guri, letra dhe gërshëra”. Pogacar zgjodhi gurin, ndërsa Majka letrën dhe ky i fundit e fitoi lojën (letra mbështjell gurin), por të dy çiklistët kanë qeshur e janë përqafuar teksa pedalonin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit