Çiklizëm

Video / Çiklistët thyejnë rekordin botëror të “downhill” në rrugët që dikur terrorizoheshin nga Pablo Escobar

Garat që janë zhvilluar këtë javë në Kolumbi nuk janë për zemra të dobëta.

26 çiklistë ekstremë kanë rrezikuar jetët e tyre teksa kanë zbritur në rrugicat e ngushta, shkallët, ndërtesat e mëdha, madje edhe shkallët elektrike të Medellin në një garë “downhill” me “mountain bike”.

Pista 2.3 km e gjatë e komunës 13 të qytetit kolumbian, ka qenë e famshme për lidhjen me Pablo Escobar, lordi i drogës në vitet 80’.

Rruga ishte shumë e rrezikshme, siç do ta shihni në videon më poshtë, por kjo u dha mundësi çiklistëve të tregonin aftësitë e tyre me kërcime të gjata dhe shumë stile të tjera.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Më shumë nga Çiklizëm