Video: City “arratiset” me Gundogan, Chelsea “zhbllokohet”, Kane historik

6 Maj 2023
17:57
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 2-1 Leeds-in në javën e 35-të të Premier League dhe tani kryeson me një avantazh prej katër pikësh ndaj Arsenal-it, me këta të fundit që do të zbresin në fushë nesër kundër Newcastle. Kujtojmë se City ka një ndeshje për të rikuperuar.

Gjithçka ka shkuar mirë në pjesën e parë për Citizens, që kanë shkuar në dhomat e zhveshjes në avantazh 2-0 falë një dygolëshit të Gundogan.

RASTI I HUMBUR NGA HAALAND 25′ – VIDEO

Një avantazh që mund të kishte qenë edhe më i thellë nëse Haaland nuk do të kishte shpërdotuar dy raste të pastra.

Norvegjezi ka gabuar në mënyrë të pabesueshme në minutën e 25-të pas një asisti të mrekullueshëm të marrë nga De Bruyne dhe një në minutën e 35-të pas një tjetër pasimi të bukur të belgut.

MANCHESTER CITY-LEEDS 1-0 GUNDOGAN – VIDEO

MANCHESTER CITY-LEEDS 2-0 GUNDOGAN – VIDEO

Gundogan ka pasur një mundësi të trefishojë avantazhin në minutën e 83-të, por ka gabuar nga pika e bardhë e penalltisë. Dy minuta më mbrapa ka ardhur reagimi i Leeds që ka ngushtuar diferencat me Rodrigo-n në minutën e 85-të.

RASTI I DYTE I HUMBUR NGA HAALAND 35′ – VIDEO

Kthehet te fitorja në kampionat pas shtatë ndeshjesh Chelsea. Skuadra e Lampard ka mundur 3-1 Bournemouth në transfertë dhe është ngjitur në vendin e 11-të të renditjes. Një fitorje e vuajtur që ka ardhur në fund të takimit falë golave të Badiashile dhe Joao Felix.

Ka gjetur përsëri buzëqeshjen edhe Toenham. Spurs, në fakt, kanë mundur 1-0 Crystal Palace dhe janë kthyer te fitorja në kampionat pas 3 humbjeve dhe një barazimi të marra në katër takimet e mëparshme.

Ndeshja është vendosur nga një gol i Harry Kane në fundin e pjesës së parë. Ky ka qenë goli i 209-të për sulmuesin anlgez, i cili ka parakaluar Rooney-n dhe është bërë golashënuesi i dytë më i mirë në historinë e Premier League.

GOLI I HARY KANE – VIDEO

Gjithashtu ai është bërë edhe lojtari i parë që shënon 10 gola me kokë në një sezon të vetëm të kampionatit anglez.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit