VIDEO: City fundos WBA në 45′, Arsenal përmbys Southampton

26 Janar 2021
22:05
Denis Hakanaj
back button

Gola dhe emocione në 45 minutat e para të WBA-Manchester City dhe Southampton-Arsenal, ndeshje te vlefshme për javën e 20-të të Premier League.

Qytetarët duket se kanë siguruar tri pikët në 30 minutat e para të sfidës falë Gundogan (6′, 30′), Cancelo (23′) dhe Mahrez (45+2′).

Ka nisur keq ndeshja për Topccinjtë, që janë ndëshkuar pas vetëm tri minutash lojë nga Armstrong.

Gjithsesi, reagimi i londinezëve ka qenë pothuajse i menjëhershëm, me Pepe që ka barazuar në minutën e 8-të pas një asisti të Xhakës.

Në të 39-ën ka ardhur edhe goli i dytë i Topçinjve, që është realizuar nga Saka.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit