VIDEO: City shkatërron WBA-në dhe merr kreun, Arsenal hakmerret ndaj Southamtpon

26 Janar 2021
23:09
Denis Hakanaj
back button

Manchester City ka mundur 5-0 në transfertë WBA-në dhe është ngjitur në vendin e parë të Premier League.

Protagonisti i ndeshjes ka qenë Gundogan, autor i dy golave. Cancelo, Mahrez dhe Sterling kanë qenë autorët e golave të tjerë për ekipin e Pep Guardiola.

Qytetarët mbajnë vendin e parë me 41 pikë, ndërsa WBA mbetet në të parafundit me 11.

Fitore edhe për Arsenal, që ka mundur 3-1 me përmbysje Southampton-in në transfertë dhe është hakmarrë për eliminimin nga Kupa e Anglisë që Shenjtorët i shkaktuan Topçinjve tri ditë më parë.

Ndeshja e luajtur në St Mary Stadium ka nisur shumë keq për miqtë, duke parë se Armstrong ka kaluar në avantazh vendasit pas vetëm 3 minutash.

Topçinjtë kanë barazuar takimin me Pepe (8′) dhe kanë përmbysur rezultatin me Saka (39′). Lacazette (72′) ka siguruar tri pikët për londinezët.

Kjo fitore ka ngjitur Arsenal-in në vendin e tetë me 30 pikë, ndërsa Southampton ka rënë në të 11-in me 29 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit