VIDEO: Çmenduri në Bolivi, “bombardohet” portieri

30 Prill 2019
16:34
back button

Portieri i The Strongest në kampionatin bolivian, Daniel Vaca, u shënjestrua nga tifozët kundërshtarë në ndeshjen ndaj Jorge Wilstermann.

Në fundin e ndeshjes, kur po luhej koha shtesë, Vaca u sulmua me kapsolla, që i ranë afër dhe ndoshta e goditën, sepse portieri ra në tokë dhe pati nevojë për ndihmë mjekësore, duke u transportuar më pas për në spital.

Ndeshja u mbyll 2-1 për The Strongest, ndërsa Jorge Wilstermann rrezikon dënim të rëndë, edhe pse disa tifozë u arrestuan menjëherë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit