Video: Çmenduri nga Ferrari! Leclerc përplas Vettelin në xhiron e parë dhe mbyllin garën!

12 Korrik 2020
15:31
Eraldo Harlicaj
back button

Sezoni i ri ka nisur në mënyrë skandaloze për Ferrarin, pasi makina e tyre duket shumë mbrapa pretendentëve të Mercedes. Si të mos mjaftojnë problemet që ka makina dhe fakti që Sebastian Vettel dhe Charles Leclerc nuk po arrijnë rezultate të mira, ka probleme dhe mes dy pilotëve.

Leclerc ka përplasur Vettelin që në xhiron e parë të çmimit të Austrisë. Leclerc që u nis pas Vettel përplasi gjermanin në kthesën e tretë të kësaj piste. Dëmtimet në makinën e gjermanit ishin të pariparueshme dhe e mbylli menjëherë garën. I riu rezistoi 4 xhiro më shumë në pistë sepse e mbylli garën pas shokut të skuadrës, në xhiron e pestë. Çmenduri!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit