VIDEO: Debutim dhe gol, çfarë starti për Cikalleshin!

18 Janar 2019
20:17
back button

Sokol Cikalleshi e ka nisur vitin e ri me transferim nga Goztepe te Akhisarspor dhe duket se në Akhisar është si në shtëpinë e vet, sepse e ka nisur fuqishëm aventurën e tij të dytë në këtë klub.

Sot sulmuesi i kombëtares sonë u aktivizua pas pushimit në sfidën shtëpiake kundër Beshiktashit për kampionat, kur rezultati ishte 0-1 (përfundoi 1-3).

Sapo nisi pjesa e dytë Beshiktashi gjeti edhe golin e dytë, ndërsa Cikalleshit iu anulua një gol me VAR, për një pozicion jashtë loje milimetrik.

Beshiktashi gjeti edhe golin e tretë, por Cikalleshi nuk u dorëzua dhe në minutën e 81-të gjeti golin, i pari për këtë vit për të dhe ekipin e tij të ri.

Një ogur i mirë, edhe pse nuk vlejti pikë, sepse Cikalleshi po tregon se i mjafton besim nga klubi dhe trajneri, për të bërë gjëra të shkëlqyera.

Interesante ajo që ndodhi në këtë takim: Akhisar kishte 13 lojtarë të huaj në skuadrën e regjistruar për këtë takim, diçka e ndalur me rregullore në Turqi, pasi vetëm 12 lojtarë lejohen. Në rast të tillë, parashikohet humbje në tavolinë, por ndeshja u lejua të luhej, ndaj ose askush nuk e kishte mendjen, ose njëri prej të huajve ka pasaportë turke dhe nuk është marrë vesh ende.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit