Video/ Diallo “Superman-i” NBA-të dhe Harris mbreti trepikëshave

17 Shkurt 2019
15:35
back button

Hamidou Diallo, basketbollisti i Oklahoma City-t është mbreti i “zhytjes” së topit në kosh në NBA. Diallo ka fituar me diferencë të ngushtë 88-85 ndaj Dennis Smith (New York) në finalen e më të mirëve “All Star Saturday Night”.

Shihni sesi fluturon mbi kokën e gjigantit Shaq O’Neal (2.16 m), zhytë topin në kosh dhe më tej ashtu në ajër gris bluzën ku poshtë saj kishte një logo të Superman-it. Epo me fluturime të tilla Superman-in nuk është më thjesht një personazh në filma. 

Në garën e trepikëshit më të bukur, fitimtar ka dalë Joe Harris (Brooklyn) që ka fituar sfidën ndaj Stephen Curry-t (Golden State). Harris realizoi 26 pikë, Curry 24 ndërsa Buddy Hield u rendit i treti me 19 pikë. 

Në garën e aftësive ka shkëlqyer Jayson Tatum (Boston) i cili ka mundur Trae Young (Atlanta) në raundin final. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit