VIDEO: Disfatë e Partizanit, ish-sulmuesi i Juventusit i shënon një perlë!

15 Janar 2020
17:45
back button

Partizani është mposhtur edhe në testin e dytë miqësor që ka zhvilluar ditën e sotme, në kuadër të përgatitjeve që po bën për pjesën e dytë të sezonit. Të kuqtë kanë pësuar një disfatë 2-0 nga Budapest Honved.

Hungarezët shënuan nga një gol për çdo pjesë, ku spikati ish-sulmuesi i Juventusit, Davide Lanzafame, i cili shënoi në minutën e 36-të një supergol nga goditja e dënimit. Në pjesën e dytë ishin përsëri lojtarët e Honved që shënuan me anë të Cipf në minutën e 62-të, duke mbyllur gjithçka në 2-0.

Kështu, Partizani pëson humbjen e dytë pas asaj ndaj Trabzonspor disa ditë më parë, ku ndeshja u mbyll 1-0 në favor të turqve.

Partizani: Hoxha, Trashi, Belica, Bitri, Idrizaj, Broja, Telushi, Romero, Bardhi, Çinari, Solomon Tr: A. Sormani

Lajme të tjera

Lajmet e fundit