Video: Dortmund shkatërron Schalken, Haaland është fantastik!

16 Maj 2020
17:23
Eraldo Harlicaj
back button

Borussia Dortmund e ka rinisur kampionatin në mënyrën më të mirë të mundshme, pasi ka fituar me rezultatin 4-0 ndaj Schalkes. Skuadra verdhezi ka bërë mjaft mirë duke dominuar takimin nga fillimi në fund.

Haaland hapi rezultatin që në minutën e 29′. Ai mori një top mjaft të mirë në hyrje të zonës dhe nuk gaboi duke e dërguar në rrjetë. Kur pritej që të mbyllej pjesa e parë ishte Guerreiro që dyfishoi shifrat me një silurë në minutën e 45′ për 2-0.

Pjesa e dytë nisi me ritmin e së parës, pasi Dortmundi gjeti dhe golin e tretë me anë të Thorgan Hazard. Belgu shfrytëzoi mirë një kundërsulm dhe gjeti golin për 3-0.

Dortmundi nuk u ndal me aq, pasi Guerreiro gjeti dhe golin e dytë personal pas një asisti të Haaland. Verdhezinjtë e nisin me një fitore të rëndësishme duke u konfirmuar si rivali kryesor i Bayern Munchenit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit