Video: Dortmundi është spektakolar, Hakimi është heroi i gjermanëve!

23 Maj 2020
17:32
Eraldo Harlicaj
back button

Borussia Dortmundi ka fituar një tjetër sfidë mjaft delikate në transfertë kundër Wolsfburg me rezultatin 0-2. Ekipi verdhezi është kthyer në formë shumë të mirë, pasi në ndeshjen e parë shkatërroi Schalken me rezultatin 4-0, ndërsa tani merr një fitore të pastër ndaj Wolfsburg.

Takimi nisi i barabartë dhe të dy skuadrat u treguan të kujdesshme. Duhej të vinte minuta e 32′ që të zhbllokohej takimi me anë të Guerreiros. Hakimi pasoi mjaft mirë për Hazard që me një diagonale futi një top drejt zonës.

Sfera ishte për Haaland, por norvegjezi doli huq dhe topi shkoi te Guerreiro që me portën e boshatisur nuk e kishte të vështirë të shënonte për 0-1. Dortmundi vazhdoi dominimin e lojës dhe shënoi dhe golin e dytë në minutën e 78′.

Futja e Sancho dha rezultate, pasi anglezi me anë të një aksioni individual pasoi mjaft mirë për Hakimin, i cili me një goditje të saktë e dërgoi në rrjetë. Dortmundi vazhdon ndjekjen e Bayernit në krye të renditjes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit