Video: Dortmundi fiton me tiki-taka, Sancho është fenomen!

23 Gusht 2019
22:24
Eraldo Harlicaj
back button

Dortmundi vuan, por arrin të koleksionojë 3 pikët ndaj Koln-it pas fitores 1-3 në transfertë. Sfida nuk ishte aspak e lehtë për gjigantët e Bundesliga-s, pasi të besuarit e Favres dukej se ende nuk e kishin kaluar euforinë e fitores 5-1 ndaj Augsburgut në javën e parë. 

Pjesa e parë nisi mjaft keq për verdhezinjtë që e panë veten në disavantazh në minutën e 29′. Drexler shfrytëzoi një përgjumje të mbrojtjes nga një goditje këndi dhe përshëndeti rrjeten. 

Pjesa e parë u mbyll me këtë rezultat, ndërsa e dyta nisi me ritëm tjetër. Dortmundi rriti presionin dhe ia arriti të barazonte shifrat me të zakonshmin Sancho. Talenti anglez dërgoi topin në rrjetë në minutën e 70′. Ai lëshoi një silurë me të majtën duke mposhtur portierin kundërshtar për 1-1. 

Presioni i Dortmund-ti erdhi në rritje dhe gjithçka iu shpërblye në minutën e 86′ kur Hakim dërgoi topin në rrjetë pas një aksioni model të ekipit të tij. Pasime të shpejta dhe të sakta në stilin tiki-taka bënë që lojtari në pronësi të Realit t’i dhurojë avantazhin Dortmund-it. Për të mbyllur të gjitha llogaritë mendoi Alcacer që gjeti golin në minutën e 90’+3′. Kundërsulm vrasës i Dortmundit me Sanchon që bën gjithçka mirë dhe ftoi shokun e ekipit të shënojë. Dy ndeshje, 6 pikë, start përfekt për Dortmundin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit