Video: Dortmundi kafshon në pak minuta. Hazard-Sancho të papërmbajtshëm

31 Maj 2020
19:19
Telesport

Dortmundi e ka nisur me vrull pjesën e dytë ndaj Paderbornit, pasi ka kaluar shumë shpejt në avantazh të dyfishtë. Ekipi gjerman gjeti fillimisht golin me anë të Thorgan  Hazarg.

Belgu shënoi në minutën e 54′ të ndeshjes. Sulmuesi nuk e kishte të vështirë të shënonte, pasi topi i mbeti në zonën e rreptësisë dhe e shtyu drejt rrjetës. Tre minuta më vonë Sancho dyfishoi shifrat dhe nxori fanellën ku shfaqet një shkrim kundër racizmit. Aty shkruhet: “Drejtësi për Greorge Floyd”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit