Video: Dortmundi në krizë, Mönchengladbach i jep leksione futbolli

22 Janar 2021
22:32
Eraldo Harlicaj
back button

Borussia Mönchengladbach ka fituar një ndeshje mjaft të rëndësishme ndaj ekipit të Borussia Dortmundit me rezultatin 4-2. Një triumf i rëndësishëm, pasi vendasit bënë rokadë në kreun e renditjes.

Ndeshja nisi mjaft mirë për vendasit, por goli i parë u anulua nga VAR. Ndeshja vijoi me emocione, pasi ishte Elvedi që dërgoi topin në rrjetë për 1-0. Ai përshëndeti rrjetën në minutën e 11′. Miqtë iu kundërpërgjigjen me dy golat e Erling Haaland.

Norvegjezi ktheu avantazhin e ekipit të tij me dy gola të një pasnjëshëm për 1-2. Vendasit reaguan sërish me Elvedin duke mbyllur pjesën e parë me rezultatin 2-2 me shumë emocione.

Pjesa e dytë foli për vendasit që shënuan dhe dy gola të tjerë. Bensebaini dërgoi sferën në rrjetë për 3-2 pas një aksioni të mirë personal. Thuram, i rikthyer nga pezullimi, i vuri vulën ndeshjes me golin e tij me kokë për 4-2. Mönchengladbach kalon në vendin e katërt me 31 pikë, ndërsa Dortmundi ndodhet në vendin e pestë me 29 pikë.

Rastet dhe golat e ndeshjes i gjeni këtu

Lajme të tjera

Lajmet e fundit