VIDEO: Dramë në Koln, VAR i jep fitoren Hoffenheimit pas 100 minutash lojë!

8 Nëntor 2019
22:32
back button

Hoffenheim ka marrë një fitore epike në fund me shifrat 1-2 në sfidën e parë të javës së 11-të të Bundesligës. Në “RheinEnergie Stadion”, sistemi VAR u bë protagonisti kryesor, pasi në minutën e 98-të vendosi për 11-metërshin vendimtar.

Duhet thënë që sfida nisi më mirë për vendasit, të cilët këmbëngulën më shumë dhe në minutën e 34-të gjetën golin me anë të Cordoba, i cili u ndihmua edhe nga grushtimi i dobët i portierit mik.

Sidoqoftë, Hoffenheim reagoi në fillimin e pjesës së dytë me të sapofuturin Adamyan, i cili shënoi golin e barazimit.

 

Që nga ai moment, ekipet u treguan mjaft të kujdesshme dhe prodhuan pak lojë e raste. U duk se gjithçka po i drejtohej fundit, por në minutën e 94-të ka një rast të diskutueshëm. Nga sistemi VAR sinjalizojnë arbitrin kryesor që duhet të afrohet te monitori, me gjyqtarin që pas disa minutash dyshime, akordon 11-metërsh për miqtë.

Te topi paraqitet Locadia, me holandezin që shënon në minutën e tetë shtesë dhe gjithçka mbyllet pas 100 minutash, me Hoffenheim që feston një fitore heroike.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit