Video: Durmishaj eliminon Lilën me një penallti perfekte

22 Janar 2019
16:44
Denis Hakanaj
back button

Fiorin Durmishaj ka qenë protagonist në ndeshjen e kthimit të 1/8-ve të Kupës së Greqisë të luajtur mes Panionios-it të tij dhe Giannina-s të Andi Lilës, me këtë të fundit që e ka ndjekur ndeshjen nga stoli. 

Panionions e ka fituar përballjen e dyfishtë me rezultatin e përgjithshëm 3-1, me dy nga golat që janë shënuar nga sulmuesi 22-vjeçar shqiptar. 

Fiorini, i cili realizoi golin e barazimit 1-1 me penallti në ndeshjen e parë, ka gjetur rrugën e rrjetës edhe në takimin e sotëm, përsëri nga pika e bardhë, duke mposhtur portierin e miqve me një goditje perfekte në trekëndësh në minutën e 52-të. 

Goli i dytë i vendasve ka ardhur në të 75-ën dhe është shënuar nga Saramantas. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit