VIDEO: Tre gola në 35 minuta, Çekiçi gol dhe Olimpija kampionët e rinj!

11 Maj 2019
19:11
back button

Endri Çekiçi është vetëm 22 vjeç, por karrierën e ka si një veteran, ashtu si edhe fatin e keq e ka pasur me tepricë.

Fantazisti shqiptar ka vuajtur nga dëmtimet në Kroaci dhe transferimi në Slloveni tek Olimpija në janar ishte një tentativë për të nisur gjithçka nga zero. 

Në javët e fundit 22-vjeçari është kthyer në nivelet e tij më të larta, sepse ka luajtur rregullisht me ekipin nga Lubjana, duke shënuar në dy ndeshjet e shkuara.

Sot Olimpija u përball me Mariborin, që e ka fituar para kohe titullin kampion, por është sfida më e madhe në Slloveni dhe natyrisht interesimi ishte i madh. 

Olimpija e ka dërrmuar që në pjesën e parë Mariborin, duke shënuar 3 gola në 35 minuta. Meritë edhe e Çekiçit, autor i golit të tretë. Kombinime fantastike, gjuajtje klasi, Çekiçi është kthyer ai i vërteti!

Lajme të tjera

Lajmet e fundit