VIDEO: Dy penallti për dy minuta, portieri italian bën mrekulli

30 Prill 2019
15:19
back button

Dy penallti në harkun e dy minutave. Të dyja të pritura. Ka ndodhur në ndeshjen e Serisë C italiane Siracusa-Catanzaro, ku portieri vendas Diamante Crispino dhuroi spektakël, duke pritur gjuajtjet e Fischnaller fillimisht dhe Bianchimano më pas.

Pas penalltisë së parë Catanzaro fitoi një goditje nga këndi, topi shkoi sërish në zonë dhe arbitri pa një tjetër faull. Sërish penallti dhe sërish "San Crispino" bëri mrekullinë, duke grushtuar.

Pritje vendimtare, sepse Siracusa kryesonte 1-0 dhe arriti ta mbronte atë rezultat falë heroit në portë, duke marrë 3 pikë me rëndësi ndaj një rivali që lufton për ngjitje në Serinë B.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit