Video: Dy predha dhe vjen rinovimi, shqiptari bind me golat e tij

20 Qershor 2019
11:56
Eraldo Harlicaj
back button

Donjet Shkodra ka rinovuar me skuadrën e Shakhter Karagandy. Mesfushori u transferua në janar te kazakët, por u kthye shumë shpejt në titullar dhe bindi drejtuesit e klubit që i ofruan një kontratë të re. 

Mesfushori ka luajtur 10 ndeshje në kampionatin kazak, nga të cilat 9 i ka nisur si titullar dhe ka shënuar dy gola. Golin e parë në humbjen 1-2 në shtëpi ndaj Kairatit, ndërsa përshëndeti rrjetën dhe në ndeshjen e fundit ndaj Atyrau-t në barazimin 1-1. 

30-vjeçari ka firmosur deri në vitin 2020 dhe duket se është i lumtur në kampionatin kazak. Ai ishte pjesë e Kukësit në Shqipëri, ndërsa më herët ka luajtur dhe për Skënderbeun dhe Flamurtarin. Mesfushori ka një teknikë dhe vizion të mirë loje, pa harruar dhe gjuajtjen e saktë dhe të fortë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit