VIDEO: Dybala përmbys Lokomotivën dhe nderon Juven, City fundos Atalantën!

22 Tetor 2019
22:55
back button

Juventusi mori një fitore heroike me përmbysje ndaj Lokomotivës së Moskës, në një ndeshje që në letër dukej e lehtë për bardhezinjtë.

Pjesa e parë u dominua nga të besuarit e Sarrit, por ishte Lokomotiva ajo që gjeti golin e avantazhit, në minutën e 30-të me anë të Miranchuk, duke shkuar në pushim me shifrat 0-1.

Juventusi arriti të reagonte në pjesën e dytë, teksa ishte Paolo Dybala, i cili shënoi dy herë brenda tre minutave. Fillimisht, argjentinasi shkundi rrjetën me një nga perlat e tij, ndërsa dy minuta më vonë, shfrytëzoi një top të kthyer nga portieri i rusëve, Ghulierme, me bardhezinjtë që përmbysën gjithçka.

Nga ana tjetër, Manchester City ka shpartalluar në “Etihad Stadium” Atalantën me shifrat 5-1. Sterling ishte protagonist absolut për të besuarit e Guardiolës, me anglezin që shënoi tre gola. Kështu, City blindon vendin e parë me nëntë pikë të plota, ndërsa Atalanta mbetet në fund, me italianët që nuk kanë festuar ende pikën e parë në Champions.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit