Video: Dynamo Kiev shtang Gentin, Olympiacos i falet Valbuenës, Uzuni gabon gjithçka

23 Shtator 2020
22:55
Eraldo Harlicaj
back button

Champions League ka luajtur 3 ndeshjet e mbrëmjes së sotme. Genti dhe Dynamo Kiev ishte një nga sfidat më të forta të mbrëmjes e cila u fitua nga miqtë me rezultatin 1-2.

Ukrainasit e Lucescut fituan me vuajtje në Belgjikë, por një fitore e madhe për ta. Ata shënuan që në minutën e 9′ me Supriagan, ndërsa vendasit barazuan në të 41′. Goli i fitores u shënua nga De Pena në minutën e 79′ për 1-2.

Olympiacos vuajti shumë ndaj Omonias për 2-0. Ekipi grek nuk e dominoi totalisht ndeshjen dhe pati probleme ndaj qipriotëve. Goli i parë u shënua me penallti nga Valbuena me penallti, ndërsa i dyti nga El Arabi në minutën e 90’+1′.

Ndeshja më e luftuar ishte ajo ndërmjet Moldes dhe Ferencvarosit që u mbyll me rezultatin 3-3. Skuadra e Myrto Uzunit bëri vetëvrasje, pasi po fitonin me rezultatin 0-2. Goli i dytë i hungarezëve u shënua nga sulmuesi shqiptar. Vendasit nuk u dorëzuan dhe kthyen rezultatin në 3-2. Në fund, një penallti e fituar i dha mundësinë Ferencvarosit ta mbyllte ndeshjen 3-3 dhe të shpresojë në ndeshjen e kthimit. Sfidat e kthimit do të luhen më datë 29 shtator.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit