VIDEO E DHUNËS: Flet për herë të parë profesori i akuzuar! (VIDEO)

6 Nëntor 2019
17:50
back button

Video ku trajneri i moshave te Laçi, Ndue Tarazhi, godiste me shuplakë në kokë dhe kapte nga rrobat futbollistët, duket se ka marrë përgjigjen përfundimtare nga vetë i akuzuari, edhe pse flitet për një skenë të ndodhur 2 vite më parë.

Në emisionin “Historia ime” në TV Klan, gazetarja dhe moderatorja Milena Milori, kishte ftuar pikërisht profesorin Tarazhi, për t’i dhënë shpjegim asaj sjellje mbi kornizë, që gjithësesi përkthehet në dhunë.

“Jam një person që njihem në qytetin tim, njihen në krahinën time dhe njihem pozitivisht dhe në shkallë republike, për ato punë që i kam bërë mirë apo keq, por jam person publik që njihem. Hera e parë në jetën time që më ka ndodhur. Unë e quaj debat atë, debat, nuk e quaj gjë tjetër. Unë e quaj debat me fëmijët, ata nuk janë fëmijë se janë 17 vjeçarë dhe më ka ndodhur”.

“Jam treguar i pakujdesshëm, nuk e kam pasur vëmendjen çfarë bëj, kam qenë i revoltuar sepse dhe ata kanë bërë gabimet e veta gjatë asaj mbrëmjeje të shtunën, kur unë mund ti kem thënë rrugaç dhe vagabond. Fjalën rrugaç, unë di ta shpjegoj shumë mirë, ajo është të rrish rrugës atëhere kur nuk është për të ndenjur”.

“Ju kam thënë vagabonda? Për çfarë iu kam thënë vagabonda sepse kanë qëndruar deri vonë në klube dhe pinë çajra ashtu siç pinë fëmijët, nuk mund të them gjëra të tjera se nuk e di. Po që kanë qëndruar deri vonë e di. Unë kam përdorur këto të dyja. Kam përdorur dhe një, nuk e quaj goditje atë që kam bërë por megjithatë është gabim. Por është gabim i momentit dhe mos qënies time në gjendje për të menduar…”.

Gazetarja i ka shtruar pyetjen se nëse kjo quhet mënyrë edukimi, teksa Tarazhi u shpreh: “A ma ka dorëzuar mua prindi? Ai ma ka dorëzuar se më beson mua për edukimin e tij në të gjitha drejtimet”.

“Lëre atë punën e goditjes se goditja ishte momentale se unë jam 77 vjeç dhe s’kam goditur njeri dhe s’ka qenë ndonjë goditje që ka lënduar njeri, në një dhomë të fshehtë, mua më ka parë gjithë publiku se kam bërë në mënyrë të fshehtë..”.

“A kërkoj ndjesë? Dëgjo këtu edhe njëherë tjetër, nuk është sërvitje ajo moj, është dy vite para. E kanë nxjerrë me qëllim atë dhe moralin tim nuk e ul ajo video”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit