VIDEO E TURPIT: ja si tifozët e Veronës imituan majmunin përpara Balotellit

3 Nëntor 2019
19:57
back button

“Mario Balotelli është prekur nga thirrjet dhe fyerjet në drejtim të tij. E pashë tepër të prekur emocionalisht”. Trajneri i Brescias, Corini, pas ndeshjes me Verona, foli kështu në lidhje me episodin kur SuperMario mori topin dhe e hodhi drejt tribunës së ultrasve veronezë në “Bentegodi”.

Sakaq, presidenti i Veronas ka mbrojtur tifozët duke i quajtur pak “ironikë ndaj Balotellit, por jo racizëm”. Megjithatë, një video që po qarkullon duket qartë që ka thirrje “buu” dhe imitim të majmunit, duke e thërritur edhe me emër Balotellin…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit