VIDEO / Ederson mërzitet në portë, luan si mesfushor ndaj Wolves

14 Janar 2019
23:25
back button

Manchester City ka mposhtur Wolves me rezultatin e pastër 3-0. Një fitore e rëndësishme për Qytetarët, të cilët mbajnë hapin e kryesuesve të Liverpool. 

Teksa porta e City-t nuk është rrezikuar thuajse fare mbrëmjen e së hënës, portieri Ederson duhet të kalonte më mes të fushës që të kapej nga kamerat. 

Gjatë një topi të diskutueshëm, ai del nga zona, kontrollon topin dhe ia pason shokëve të ekipit, të cilët ja kthejnë, jo një herë, por dy herë, sikur ai të ishte një mesfushor. 

Pep Guardiola shihte i shashtisur sesi portieri kombinonte me shokët e ekipit duke lënë portën e boshatisur. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit