Video/ Eliminohet nga gara, trajneri e befason duke i propozuar “live” për martesë

26 Korrik 2021
15:14
Telesport
back button

Dhimbja, lotët dhe zhgënjimi për një humbje të papritur në garën e skermës, që i kushtoi eliminimin nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, është larguar menjëherë pas një propozimi për martesë që ka marrë “live” para kamerave.

Sportistja argjentinamse Maria Belen Perez Maurice ishte duke dhënë një intervistë pas humbjes në garat e skermës, kur pas krahëve të saj del trajneri dhe personi me të cilën bashkëjeton prej vitesh, Lucas Guillermo Saucedo.

Ai iu afrua kamerës me një letër, ku i propozonte sportistes për martesë: “Dëshiron të martohesh me mua”! Sportistja u emocionua pa masë, shpërtheu këtë herë në lot gëzimi, duke pranuar propozimin.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit