VIDEO: Fantastike, fëmijët ndalin ndeshjen dhe u japin një mesazh prindërve grindavecë!

17 Qershor 2019
16:23
back button

Fëmijët duhet të edukohen nga prindërit, por ka raste ku rolet ndryshojnë dhe janë pikërisht fëmijët ata që u japin leksion prindërve. Në një ndeshje 7 kundër 7, mes Malaga e Sporting të Portugalisë, futbollistët e vegjël të Malagas ndalën ndeshjen dhe shkuan te prindërit e tyre, duke u tërhequr vëmendjen.

Ngjarja ndodhi në Costa de la Luz Cup, një turne fëmijësh në Punta Umbría, në Spanjë. Gjatë takimit tifozët, natyrisht prindër dhe të afërm të fëmijëve, nisën të grindeshin, duke harruar pse zhvillohen turne të tillë, ku nuk ka asnjë rëndësi rezultati i ndeshjes.

Lojtarët e Malagas u ndalën, folën me trajnerët dhe më pas shkuan te zona ku kishte tension mes tifozëve. Aty, lojtarët e Malagas u përqafuan dhe u kthyen shpinën spektatorëve, ndërsa më pas u kthye nga ata dhe u bënë shenjë me gisht që të mos silleshin në atë mënyrë.

 Gjest i mrekullueshëm, që turpëroi prindërit graindavecë, aq sa nga jashtë fushe nisën duartrokitjet dhe sherri u shua.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit