Video/ Federer mban premtimin e bërë 5 vite më parë, ja surpriza që i bën tifozit

9 Gusht 2022
12:35
Telesport
back button

Pesë vite më parë, një djalosh i quajtur Izyan Ahmad, i njohur me nofkën Zizou, gjatë një konference për shtyp në grand slam të US Open, u bë i famshëm për një pyetje që i drejtoi Roger Federer.

Të lutem, a mund të luash edhe për 8 apo 9 vitë të tjera, në mënyrë që unë të kem mundësi të luaj ndaj teje kur të bëhem një tenist profesionist?”, ishte pyetja që asokohe djaloshi i drejtoi Federer. Pyetje që shkakoi të qeshura në sallë.

Po”, iu përgjigj tenisti zviceran, fitues i 20 grand slam në karrierë. “A është ky një premtim?”, pyeti më tej djaloshi. Dhe Federer e bëri realitet ëndrrën e Zizou, duke luajtur së bashku tenis.

Falë sponsorit të tij “Barilla”, Federer organizoi një “kamera të fshehtë” me djaloshin e ri Isyan Ahmad, që në fund përfundoi me një ndeshje tenisi. Një premtim i mbajtur nga Federer, që bëri realitet ëndrrën e djaloshit 11-vjecar.

Ja video…

Lajme të tjera

Lajmet e fundit