Video: “Femrat e kanë bërë para nesh”, Pep fundos gazetarin para finales

17 Maj 2019
19:51
Denis Hakanaj
back button

Manchester City do të kthehet në fushë pasditen e së shtunës (ora 18:00) për t'u ndeshur me Watfordi-n në finalen e Kupës së Anglisë. Pas Kupës së Ligës dhe titullit në Premier, lojtarët e Pep Guardiola do të kenë mundësinë që të realizojnë një "tripletë" historike në Angli, të paktën për sa i takon futbollit të meshkujve.  

Ka qenë vetë trajneri i "Qytetarëve" që ka vënë në dukje arritjen e femrave gjatë konferencës për shtyp të dhënë ditën e sotme. Një nga gazetarët e pranishëm e ka pyetur spanjollin: "Nesër keni mundësinë të bëheni ekipi i parë që realizon 'tripletën' në Angli. Sa entuziast ndiheni për këtë?". 

Pep është kundërpërgjigjur: "Do të jetë hera e parë në futbollin e meshkujve. Femrat e kanë bërë më parë".  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit