VIDEO: Festë “hot” pas fitores së titullit nga Man City

19 Maj 2019
8:44
back button

Manchester City fitoi 6-0 ndaj Watford duke fituar FA Cup dhe kompletoi tripletën për këtë sezon.

Pas ceremonisë dhe nderimeve në fushë, festa vijoi edhe në dhomat e zhveshjes.

Muzikë, këngë e shampanjë për të gjithë lojtarët që u argëtuan në maksimum.

Gjithsesi vëmendjen e mori të gjithën për vete Brandon Ashton, personi që kujdeset për veshjet e lojtarëve.

Brandon u zhvesh plotësisht dhe hyri në zhveshtore duke kërcyer dhe rrëshqitur në dyshemenë e lagur nga shampanja.

Si për çudi, e njëjta gjë ka ndodhur edhe gjatë fluturimit me avion, ku Brandon u zhvesh sërish duke festuar në qiell.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit