Video: Festimi shterpë i trofeut, shembulli i ri vjen nga Austria

30 Maj 2020
19:44
Eraldo Harlicaj
back button

Red Bull Salzburgu fitoi Kupën e Austrisë për sezonin 2019-20. Gjigantët e Austrisë fituan me rezultatin 5-0 kundër Austria Lustenaut dhe nuk e vunë për asnjë moment në dyshim fitoren.

Festa e fitimit të Kupës ishte shumë e veçantë, pasi Federata austriake kishte vendosur distancën mes lojtarëve dhe nuk u afruan për të festuar së bashku. Të gjithë lojtarët e morën me radhë trofeun dhe festuan në distancë.

Kjo mënyrë e re festimi vjen në kuadër të respektimit të rregullave të vendosura nga COVID-19. E njëjta skenë si në Austri duket se do të shihet në të gjitha kampionatet e tjera.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit