Video: Fiorentina-Milan mbyllet pa fitues, Cutrone lë kuqezinjtë jashtë Europës

22 Shkurt 2020
22:48
Denis Hakanaj
back button

Milan ka barazuar 1-1 në fushën e Fiorentina-s dhe ka shpërdoruar një rast të artë për t’u kthyer në zonën europiane të renditjes.

Kuqezinjtë kanë qenë në avantazh 1-0 pesë minuta para fundit  falë golit të Rebic (56′) dhe kanë luajtur me një lojtar më shumë nga minuta e 62-të, por nuk kanë arritur të marrin tri pikët.

Fiorentina, në fakt, ka fiksuar shifrat në 1-1 falë penalltisë së fituar nga Cutrone dhe të tranbformuar nga Pulgar (85′).

Ndeshja e luajtur në Franchi pritet të shkaktojë shumë polemika në ditët në vazhdim për shkak të VAR dhe vendimeve të arbitrit Calverese.

Goli i anuluar Ibrahimovic-it në pjesën e parë, kartoni i kuq ndaj Dalbert dhe penalltia e dhënë në fund për vendasit pritet të jenë rastet më të diskutuara.

Standings provided by Sofascore LiveScore

Lajme të tjera

Lajmet e fundit