Video: Fitore e vuajtur! Arsenali kalon West Hamin falë talentit të ri

19 Shtator 2020
22:59
Eraldo Harlicaj
back button

Arsenali ka marrë një fitore të vuajtur kundër West Ham-it me rezultatin 2-1 në shtëpi. Fitorja e dytë radhazi për djemtë e trajnerit Mikel Arteta që kalojnë një kundërshtar të vështirë në shtëpi. “Topçinjtë” dominuan kundërshtarin në pjesën e parë ku arritën të shënon me Lacazette në minutën e 25′ për 1-0.

Sulmuesi gabonez shpërbleu skuadrën e tij pas një aksioni fantastik. Auba pasoi për shokun e skuadrës dhe francezi nuk gaboi me kokë duke dërguar topin në rrjetë. West Hami gjeti forcë të reagonte në fundin e pjesës së parë me Antonion. Lojtari i miqve dërgoi topin në rrjetë pas hutimit të lojtarëve të Artetas.

Pjesa e dytë pa një Arsenal të gjithin në sulm, por sfida u zgjidh vetëm në fundin e takimit. Ishte Nketiah që mori një pasim fantastik nga Ceballos në të 85′ që dërgoi topin në rrjetë. Spanjolli e nxori me portën e boshatisur dhe i riu nuk gaboi për 2-1. Arsenali vazhdon kampionatin me pikë të plota.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit