Video: Fitore titulli, Reali mposht Granadën me vuajtje

14 Korrik 2020
0:11
Eraldo Harlicaj
back button

Real Madridi ka fituar me vuajtje kundër Granadës me rezultatin 2-1 në transfertë. Ekipi madrilen e nisi shumë mirë ndeshjen, pasi shënoi shpejt me Mendyn në minutën e 10′.

Mbrojtësi i krahut të majtë ndërmori një aksion personal dhe me një gjuajtje të fortë shkundi rrjetën. Benzema mendoi për të dyfishuar shifrat. Francezi me një goditje të fortë përshëndeti rrjetën për 2-0.

Pjesa e dytë ishte më e vështirë për madrilenët, pasi u ndëshkuan në minutën e 50′ me Machis. “Los Blancos” u mbrojtën mirë dhe morën 3 pikë të arta. Tani e shohin veten sërish 4 pikë larg Barcelonës me dy ndeshje të mbetura. Ekipi i Zidane ngre trofeun me një fitore dhe mund të arrijë që javën tjetër.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit