Video/ Fitorja me “KO” e vitit, goditja me shkelm në fytyrë hedh në tapet rivalin

8 Maj 2022
10:31
Telesport
back button

Në eventin UFC-274 zhvilluar sot në Feniks (Amerikë) ishte edhe përballja mes dy prej veteranëve të kafazit, Michael Chandler dhe Tony Ferguson. Një duel  që u fitua me KO nga Chandler (23 fitore, 7 humbje në kafaz) në raundin e dytë, që rikthehet te triumfi pas dy humbjeve.

Ajo që bie në sy është mënyra se si ai e arriti këtë fitore, falë një goditje me shkelm në fytyrën e Ferguson (25 fitore, 8 humbje në kafaz). Një shkelm i fortë në nofull, që ka hedhur KO rivalin, që nuk u ngrit më. Menjëherë kanë ndërhyrë mjekët, për t’i dhënë ndihmën e parë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit